Telegrafi

Elaborate të tre përmendoreve të “Shkupi 2014” në shqyrtim në qeveri

Grupi i punës në Ministrinë e Kulturës i ka parashtruar elaboratet e para për përmendore nga projekti “Shkupi 2014” – për “Andon Janev Qosja” tek kompleksi i gjykatave dhe për “Nënën Terezë” dhe “Ushtarin kalorës” në sheshin “Maqedonia”. Ata do të dërgohen për shqyrtim në Qeveri e cila do të vendosë se si do të veprohet më tej .

“Momentalisht grupi i punës po punon, një pjesë e elaborateve janë përgatitur dhe po i shqyrtojmë kompetencat të cilat institucionet në nivel lokal apo qendror duhet të ndërmarrin”, deklaroi ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, duke shtuar se procedurat janë gabuar aq shumë sa që është e komplikuar edhe zgjidhja se kush është kompetent të ndërmarrë aktivitete lidhur me këto objekte të vendosura në kryeqytet.

Allagjozovski, i cili sot mori pjesë në konferencën për programin e BE-së “Evropa kreative”, tha se trashëgimia kulturore jo vetëm që nuk është trajtuar në mënyrë adekuate, por është keqpërdorur.

“Kështu që shumë ndërtime aktuale, si kompozimi skulpturor i cili mban titull të çuditshëm Nëna Terezë ishte financuar gabimisht nga programi për trashëgimi kulturore, edhe pse nuk ka kurrfarë trashëgimie kulturore. Gjithashtu edhe ndërtimet kontestuese të Pllaoshnik. Ne do ta mbrojmë trashëgiminë e vërtetë kulturore”, tha Allagjozovski./Telegrafi/