Telegrafi

EL: Valencia kualifkohet pas vazhdimeve

Takimi i parë i zhvilluar në Belgjikë kishte përfunduar me rezultat 1-0 për skuadrën vendase, ndërsa dhe koha e rregullt e takimit të zhvilluar në Mestalla përfundoi me të njëjtin rezultat prandaj u nevojitën vazhdimet për të vendosur fituesin.

Ndërsa në vazhdime, Los Che ishin më të suksesshëm pasi arritën të shënojnë edhe dy gola për të fituar me rezultat 3-0.

Në 1/8 e finales, Valencia do të ketë kundërshtar Weerder Bremenin që eliminoi Twenten. /Telegrafi/