Telegrafi

EL: Valencia kualifikohet pas goleadës

Ndeshja ishte fantastike, e baraspeshuar në posedim por me raste në anën e gjermanëve. Sidoqoftë më konkret ishte David Villa që shënoi het-trik.

Pas dy minutash lojë David Villa hap serinë e golave pas asistimit të David Silvas.
Juan Manuel Mata e dyfishoi epërsinë (15’), ndërsa asistues ishte përsëri David Silva.

Epërsinë e zvogëloi Hugo Almeida pas shërbimit të David Pizarros (26’). David Silva kompletoi ‘het-trikun e asistimeve’ pasi që shërbeu David Villan për golin e tij të dytë në këtë takim për rezultatin 3-1 për mysafirët (45’).

Fraksioni i dytë ishte gjithashtu interesant. Thorsten Frings shënon nga penaltia për 3-2 (57’). Pesë minuta më vonë (62’) Marco Marin barazon rezultatin në 3-3 pas asistimit të Mesut Ozil.

David Villa kompletoi het-trikun në këtë sfidë për të siguruar kualifikimin e Valencias (65’).

Gjermanët tentuan të bëjnë diçka me golin e Pizarros (84’), por ishte e kotë pasi që me këtë rezultat 4-4, Valencia kualifikohet për shkak të golave si mysafir. Ndeshja e parë në Mestalla përfundoi me barazim 1-1, dhe rezultati i përgjithshëm është 5-5 pas dy ndeshjesh.

Në takimin tjetër Standard Liege ka siguruar kualifikimin në çerekfinale pasi mposhti Panathiankosin me rezultat 1-0 në shtëpi. Rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjesh është në favor të belgëve 4-1./Telegrafi/