Stephan El Shaarawy nuk ka qenë titullar te Roma këtë edicion.
Sulmuesi italian ka luajtur titullar në disa ndeshje por në disa të tjera ka përfunduar në bankën rezervë.
Reprezentuesi i Italisë nuk e ka të sigurt qëndrimin te Roma edhe për një vit tjetër.
Së fundmi në garë për transferimin e tij janë futur dy skuadrat spanjolle Sevilla dhe Valencia.
Mediat italiane kanë raportuar se lojtarit i ka pëlqyer një ide e tillë për tu transferuar në kampionatin spanjoll.
Madje gjithnjë sipas asaj që ka shkruar Tutomercatoweb, Roma tanimë i ka caktuar edhe një çmim largimi sulmuesit anësorë.
Kryeqytetasit italian po kërkojnë rreth 30 milionë euro për ta lënë të lirë El Sharaawyn.
Ish-sulmuesi i Milanit dhe Monacos ka kontratë me Giallorosët deri në verën e vitit 2020. /Telegrafi/