Sampdoria është e interesuar për Stephan El Shaarawyn, por Roma kërkon 15 milionë euro.
Klubi nga Genoa do të mbetet pa Patrik Schick i cili duket afër Interit për shifrën e 30 milionë eurove.
Sipas asromalive.it, klubi i Sampdorias është vënë pas El Shaarawyt të Romës.
Italiani nuk duket nga të preferuarit e trajnerit të ri Eusebio Di Francesco dhe klubi mund ta shes për 15 milionë euro.
Cmim që Samp mund ta paguajë pasi ka shitur disa lojtarë dhe qëndron mirë financiarisht. /Telegrafi/