Stephan El Shaarawy synon që të luajë për Italinë në kampionatin Evropian në Francë, pas paraqitjeve të mira me Romën.
“Faraoni” ka shënuar katër gola në pesë paraqitje në Serie A me Romën, që kur është huazuar nga Milani në janar, transmeton Koha.net. Ai u rikthye në Itali pas një periudhe shumë të keqe në huazim te Monaco.
“Kam ardhur te Roma të jap gjithçka nga vetja dhe të rikthej karrierën time në vendin e duhur, dhe si qëllim kam që të luaj në Euro 2016″.
“Duhet të vazhdoj të luaj mirë me Romën dhe mundësisht të vazhdoj të shënoj, pastaj do të shohim”, është shprehur El Shaarawy, raporton Goal.
© KOHA