Site icon Telegrafi

El Shaarawy pritet t’i kryej testet mjekësore nesër te Roma

Stephan El Shaarawy do t’i bashkohet Romës si futbollist i lirë.

Në fakt për sulmuesin italian ky është një rikthim në kryeqytet pas aventurës kineze te Shanghai Shenua.

Sulmuesi anësor ka prishur kontratën me klubin kinez dhe pritet të rikthehet në Olimpico te Roma.

Mediat italiane kanë raportuar se lojtari gjatë ditës së premte do t’i kryejë testet mjekësore te Roma.

Në rast se kalon me sukses testet mjekësore, El Shaarawy pritet të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me Giallorosët.

28-vjeçari edhe më parë ka qenë pjesë e Romës, ku kaloi tri vite e gjysmë, nga janari i vitit 2016 deri në verën e vitit 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version