Telegrafi

El Shaarawy nuk pritet të luajë më këtë vit për shkak të lëndimit

(Foto: Football Italia)

Anësori i Romës, Stephan El Shaarawy, pritet të mungojë rreth tri javë si pasojë e një lëdnimi muskulor.

29-vjeçari u zëvendësua në pjesën e dytë të takimit kundër Bolognas dhe mëngjesin e sotëm (e enjte) iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore që kanë treguar një lëndim në muskujt e pastmë të këmbës.

Ai do të mungojë në përballjen e të shtunës kundër Interit, ndërsa sipas Calciomercato.com, nuk do të luajë për tri javë.

Lexo po ashtu Tevez, Oscar, Fellaini, Hulk: Top 10 lojtarët më të paguar në historinë e Superligës së Kinës

Kjo do të thotë se ai do të kthehet në aksion pas festave të fundvitit, ashtu që nuk pritet të luajë gjatë 2021.

El Shaarawy ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar një asistim në 21 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/