Sulmuesi i Romës, Stephan El Shaarawy, ka thënë se Roma e ka dominuar Chelsean në mbrëmjen që ai thotë se do ta kujtojë gjithë jetën.
Italiani arriti që të sigurojë dy gola e më pas Diego Perotti finalizoi shkatërrimin në Olimpico.
“Këto mbrëmje kujtohen gjithë jetën. Është dygolëshi i parë në Ligën e Kampionëve dhe nuk ndodh çdo ditë”, theksoi italiani.
Roma vazhdon të jetë e pamposhtur në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe tash Giallorosët janë në krye të grupit.
“Ne do të përfitojmë nga ky triumf. Kishte shumë skepticizëm për ne. Duhet të vazhdojmë lidershipin në grup”.
“Ishte javë e veçantë, unë kam pasur ditëlindjen, shënova golin e fitores ndaj Bolognas dhe ishte një javë plot me emocione”, deklaroi sulmuesi.
El Shaarawy shënoi një nga golat më të shpejtë të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/