Telegrafi

El Shaarawy mund të bëhet ‘Ibra i ri’

Sulmuesi italian ka shënuar 16 gola në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, ndërsa ganezi beson se 20-vjeçari mund të arrijë nivelet e suedezit.

“Gati e kemi Ibrahimovicin e ri: nëse El Shaarawy vazhdon kështu, ai padyshim se do të bëhet”.

“Me një sulmues si Ibrahimovici, futbollistët si unë dhe Nocerino kemi pasur më shumë hapësirë dhe si rrjedhojë edhe më shumë raste shënimi”.

“Tash është më vështirë, por ne jemi përmirësuar shumë dhe mund të bëjmë edhe më mirë”, citon Die Welt fjalët e Boateng. /Telegrafi/