Telegrafi

El Shaarawy lojtari i muajit në Serie A

Sulmuesi italian Stephan El Shaarawy është zgjedhur lojtari i muajit në Serie A.

Pas transferimit në Romë në muajin janar, El Shaarawy ka rilindur duke treguar se di të bëjë ende gjëra të mëdha sikur një kohë në Milan.

Reprezentuesi italian ka shënuar katër gola në pesë ndeshje dhe ka dhuruar dy asistime për shokët e skuadrës.

Në fitoren e gjashtë radhazi të Romës në Serie A, në udhëtim te Empoli 3:1, El Shaarawy shënoi dy gola mjaftë të bukur.

Kësisoj Serie A e ka shpallur atë si lojtarin më të mirë të muajit shkurt, dhe sigurisht që ky çmim është motiv shtesë për ‘Faraonin’, të vazhdojë formën e tij të mirë. /Telegrafi/