Telegrafi

El Shaarawy: Kaka, idhulli im

“Idhulli im derisa rritesha ishte Kaka. Nuk ka dyshime. Ndeshja që mbaj mend më së shumti si i ri ishte finalja e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit në vitin 2003. Ky është kujtimi që më jep kënaqësinë më të madhe”.

“Megjithatë, si lojtar, ndeshjen të cilën e mbaj mend më me kënaqësi ishte kur shënova golin tim të parë kundër Udineses”.

“Kam qenë tifoz i Rossonerëve që kur kam qenë fëmijë. Ky gjithmonë ka qenë klubi im favorit”, ka thënë Shaaray për revistën Forza Milan. /Telegrafi/