Telegrafi

El Shaarawy i ngazëllyer për Balotellin

Balotelli shënoi dy gola dhe partneri i tij në sulm është shprehur optimist për të ardhmen e tyre në San Siro.

“Mario është lojtar i madh, i cili ju lehtëson punët dhe është kënaqësi të luash me të. Kombëtarja? Është emocion i bukur që të jesh startues me Marion te Milani dhe shpresoj se mund ta bëjmë këtë edhe në kombëtare”, ka thënë sulmuesi i Milanit.