Milan dhe Roma do ta zhvillojnë derbin e javës së shtatë në Serie A.
Milan në kët takim futet pas hunbjes 2-0 tek Sampdoria, ndërsa Roma pas tri fitoreve radhazi.
Ish-sulmuesi i Milanit tani pjesë e Romës, Stephan El Shaarawy ka folur para kësaj ndeshje.
Sipas reprezentuesit italian, ndeshja ndaj Rossonerëve do të jetë emocionuese për të.
Por El Shaarawy kërkon që të vazhdojnë serinë e fitoreve për t’iu afruar sa më shumë kreut.
“Do të jetë një ndeshje emocionuese pasi luaj ndaj ish-skuadrës sime. Edhe në rast se shënoj nuk do të festoj golin”, u shpreh El Shaarawy.
“Ne duam që të vazhdojmë me fitore edhe pse e dim se na pret një ndeshje e vështirë”, u shpreh sulmuesi.
“Qëllimi i Romës është ta fitoj këtë sfidë për të dhënë një sinjal të fortë se do të jemi konkurentë për trofe”, tha italiani.
Milan dhe Roma do të përballen me njëra tjetrën të dielën në ora 18:00. /Telegrafi/