Site icon Telegrafi

El Shaarawy diagnostikohet me edem muskulor, në dyshim për ndeshjen ndaj Napolit

Stephan El Shaarawy është në dyshim për ndeshjet kundër Napolit dhe Chelseat, pasi ka një problem në kofshë.

Pasi u kthye nga përfaqësuesja e Italisë, sulmuesi i Romës iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në kryeqytetin italian me ç’rast është diagnostikuar me një problem muskulor të kofshës.

Mungesë në një moment të rëndësishëm (Instagram)

Në njoftim të klubit thuhet se ekzaminimi e ka konfirmuar një edem në muskulin adductor longus të këmbës së djathtë.

“Lojtari do të vazhdojë me programin e riaftësimit dhe gjendja e tij do të shqyrtohet ditë pas dite”, thuhet në njoftimin e klubit.

Roma ka ecur mirë edhe në Serie A, edhe në Ligën e Kampionëve (Instagram)

Mungesa eventuale e El Shaarawyt do të ishte në një moment të keq për Giallorossët që ndeshen në Serie A me liderin Napoli dhe në Ligën e Kampionëve me Chelsean.

Roma i ka zhvilluar gjashtë ndeshje në kampionatin italian dhe numëron pesë fitore dhe një humbje.

El Shaarawy ka qenë i angazhuar me Italinë (Instagram)

Në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, pas dy ndeshjeve të para, Roma numëron katër pikë, nga një fitore dhe një barazim. /Telegrafi/

Exit mobile version