Telegrafi

“El Pais” shkruan për 17-vjetorin e masakrës në Izbicë (Foto)

Derisa shteti i Spanjës ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, gazeta e famshme spanjolle El Pais, në fotografitë e saj të ditës ka përfshirë edhe një fotografi nga Kosova.

Bëhet fjalë për imazhin e një vajze të vogël, e cila sot ka qenë e pranishme në ceremoninë përkujtimore të të vrarëve nga forcat serbe në fshatin Izbicë të Skenderajt, transmeton lajmi.net.

“Në monumentin dedikuar personave që u vranë gjatë luftës së Kosovës, është reflektuar imazhi i një vajze të vogël shqiptare të Kosovës. Ajo ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 17 vjetorit të vrasjeve në fshatin Izbica”, shkruan El Pais në përshkrimin e fotografisë.