Telegrafi

“El Pais” promovon Shqipërinë, u rekomandon turistëve ta njohin përmes agroturizmit

Kodra e Kuajve, Albania

Nën titullin “Agroturizmi në Shqipëri: një rrugë midis akomodimit të qëndrueshëm rural, fermave dhe kantinave”, prestigjiozja i fton turistët të njihen me Shqipërinë përmes rrjetit të gjerë të hapësirave të certifikuara si objekte agroturizmi.

Gazeta spanjolle sjell një retrospektivë, duke theksuar se pas rënies së komunizmit sektori i agroturizmit nuk u zhvillua.

HUQI, Albania

Me kalimin e viteve u krijuan fermat e para. Aktualisht shumë prej tyre kanë arritur suksese të jashtëzakonshme, kjo falë gjithë atyre të rinjve të talentuar.

Mediat spanjolle thonë se shumë shqiptarë u kthyen nga emigrimi dhe vendosën që eksperiencën e tyre ta vinin në jetë.

“El País” ndalet në historinë dhe suksesin e disa prej tyre, njofton TV Klan.

I përshkruan këto subjekte agroturizmi  nga veriu në jug të Shqipërisë. Përmes këtij rrjeti akomodimesh turistët do të mund të njihen me kuzhinën e pasur shqiptare përmes ushqimit tradicional joshës.

Jo vetëm kaq, por një pjesë e këtyre njësive të agroturizmit janë vendosur në pika mjaft piktoreske ku vizitorët do të mund të njihen me bukuritë  e shumta natyrore.

Mrizi i Zanave, Albania