Mesfushori kosovar ka arritur të asistoj në golin e dytë të skuadrës së tij Kedah përballë ekipit Sabah ku aktivizohet ish-lojtari i Liverpoolit, El Hajdi Diouf, transmeton Telegrafi.
Krasniqi ishte më i miri në fushë dhe për këtë ai mori lëvdata nga sulmuesi senegalez Diouf i cili po luan në Malajzi.
Në një video të siguruar nga Telegrafi, Diouf i thotë Krasniqit se është mrekulluar me lojën e tij.
“Më ke çmendur me lojën tënde. Je lojtari më i mirë që luan deri më tani në Malajzi”, dëgjohet duke i thënë Diouf mesfushorit kosovar Liridon Krasniqit.
Kujtojmë që Krasniqi është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në futboll ku ka zhvilluar tri takime. /Telegrafi/