Munir El Haddadi është edhe zyrtarisht 9-shi i Valencias.
21-vjeçarit i është besuar numri që në sezonin e kaluar e mbante Paco Alcacer, i cili këtë verë ka kaluar te Barcelona.
“Kur mësova për interesimin e Valencias nuk kisha dyshime. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë Munir në prezantimin e tij.
El Haddadi është i huazuar te Valencia, por me të drejt blerje. /Telegrafi/