Telegrafi

El-Hadary: Rooney më i miri në botë

Me Egjiptin që përgatitet të përballet me Anglinë në miqësoren e sotme në stadiumin Wembley, portieri veteran ka lavdëruar aftësitë golashënuese të sulmuesit të Manchester United.

“Rooney është një prej sulmuesve më të mirë në botë, nëse jo më i miri. Ai dominon në ndeshje dhe përfundimisht është në top pesëshin. Ai i ka të gjitha cilësitë dhe tash që Anglia ka Rooneyn, Crouch, Heskey, Lampard, Gerrard, që të gjithë lojtarë të veçantë, ka një sulm të shkëlqyeshëm dhe mund të shënojnë shumë gola”, ka thënë El-Hadary për Mirror Football./Telegrafi/