Telegrafi

EL: Fulhami në finale

Edhe pse skuadra Fulhamit ishte skuadra më e mirë në këtë sfidë, ishin mysafirët ata që shënuan të parët. Mladen Petric pas 22 minutash loje shënoi nga 30 metra për të ‘fotografuar’ portierin e Fulhamit.

Simon Davies u tregua i qetë kur shënoi për barazimin e rezultatit në 1-1 (70’).

Gjashtë minuta më vonë (76’), Zoltan Gera nga afërsia pas një goditje nga këndi shënoi golin e fitores dhe të kualifikimit historik të Fulhamit në finalen e Europa League që zhvillohet në Nordbank Arena të Hamburgut. /Telegrafi/