Të kualifikuara janë dy ekipet nga Shqipëria, Flamurtari dhe Vllaznia, të cilat edhe pse nuk fituan në ndeshjet si vendas kualifikohen falë suksesit në ndeshjet e para në udhëtim.
Flamurtari rrezikoi shumë në takimin si nikoqir i Buducnost, sidomos në minutat e fundit të ndeshjes në të cilën pavarësisht se avancuan 1-0, e humbën me rezultat 2-1. Megjithatë ekipi shqiptar arrin në rundin e dytë të Europa League falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar Podgorisë. Rivali i ardhshëm i Flamurtarit do të jetë ekipi çek Jablonec.
Vllaznia në takimin tjetër ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Bikirkaran në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Loro Borici”, por kualifikohet në rundin e ardhshëm falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Maltë. Në rundin e dytë eliminator Vllaznia do të takohet me zviceranët e Thun.
Ndeshja e kthimit ka qenë më dëshpëruese për ekipin shqiptar nga Maqedonia, Renova. Xhepçistasit, të cilët fituan me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë si nikoqir i irlandezëve të Glentoran, pësuan me po të njëjtin rezultat në ndeshjen e kthimit në udhëtim, ndërsa fituesi u vendos nga penaltitë, të cilët nuk ishin të favorshme për shqiptarët. /Telegrafi/