Telegrafi

EL: Eliminohet Liverpooli

Ndeshja e parë e zhvilluar në kryeqytetin spanjoll, përfundoi me fitore minimale të Atleticos prej 1-0, ndërsa pas ndeshjes kthyese me rezultat të përgjithshëm 2-2, por falë golit në terren mysafir, në finale do të luajë skuadra spanjolle.

Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë, Alberto Aquilani kaloi vendasit në epërsi dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë nuk u shënuan gola, ashtu që skuadrat shkuan në vazhdime për të vendosur fituesin.

Në minutat e para të vazhdimeve (95’), izraeliti Yossi Benayoun dyfishoi epërsinë e Të Kuqve për të çuar në këmbë tifozët në Anfield.

Mirëpo, për heshtjen e tyre u përkujdes Diego Forlan, i cili mposhti portierin Pepe Reina (102’) me golin i cili e dërgonte Atleticon në finale.

Deri në mbylljen e 120 minutave, Liverpooli nuk arriti të shënojë gol tjetër, duke bërë që Atletico të sigurojë finalen.

Në finalen e 12 majit në HSH Nordbank Arena të Hamburgut, Atletico Madridi do ta ketë kundërshtar Fulhamin, që në gjysmëfinale eliminoi pikërisht Hamburgun. /Telegrafi/