Telegrafi

El Clasico mund të jetë vendimtare për punën e Zidane, dy humbjet në shtëpi ia kanë lëkundur karrigen

Edhe pse jemi në fillim të edicionit, dy humbje radhazi te Real Madridi nuk janë pritur mirë nga udhëheqësia e klubit.

Sipas gazetës franceze, l’Equipe, Zinedine Zidane mund të përballet me një largim nga drejtimi i skuadrës.

Real Madridi janë një pikë pas liderit në La Liga, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Humbjet e marra në shtëpi nga Cadiz dhe Shakhtar Donetsk që kishte shumë mungesa nuk janë pritur mirë.

Tani në dy ndeshjet e radhës ndaj Barcelonës në El Clasico dhe në atë ndaj Borussia Monchengladbach, trajneri francez nuk duhet të humbas, pasi që trajneri francez rrezikon vendin.

Zidane është në aventurën e dytë te Real Madridi si trajner. /Telegrafi/