Edhe pse jemi në fillim të edicionit, dy humbje radhazi te Real Madridi nuk janë pritur mirë nga udhëheqësia e klubit.
Sipas gazetës franceze, l’Equipe, Zinedine Zidane mund të përballet me një largim nga drejtimi i skuadrës.
Real Madridi janë një pikë pas liderit në La Liga, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Humbjet e marra në shtëpi nga Cadiz dhe Shakhtar Donetsk që kishte shumë mungesa nuk janë pritur mirë.
Tani në dy ndeshjet e radhës ndaj Barcelonës në El Clasico dhe në atë ndaj Borussia Monchengladbach, trajneri francez nuk duhet të humbas, pasi që trajneri francez rrezikon vendin.
Zidane është në aventurën e dytë te Real Madridi si trajner. /Telegrafi/