Mbreti i drogës “El Chapo” kishte kontrabanduar aq shumë kokainë në Shtetet e Bashkuara, sa që çdo qytetarë i këtij vendi ka mundur të ketë nga një “vijë”.
Joaquin “El Chapo” Guzman kishte kontrabanduar aq shumë kokainë gjatë katër dërgesave, sa që besohet se çdo qytetarë i Shteteve të Bashkuara ka mundur ta ketë për vete nga një “vijë”, është thënë në seancën dëgjimore në gjykatë, transmeton Telegrafi.
61-vjeçari që konsiderohet të jetë trafikanti më i madh i drogës në botë që nga vdekja e kolumbianit Pablo Escobar, këto ditë është paraqitur në gjyq në NewYork ku është shoqëruar nga forca të shumta policorë, pasi më parë kishte arritur të arratiset dy herë nga burgu.
Dhe si rezultat i këtyre veprimeve të tij ai mbahet në izolim total për plotë 23 orë në ditë. Ndërkaq gjatë seancës së mbajtur në Brooklyn të New York-ut, prokurori ka deklaruar se karteli meksikan i drogës është aq i pashpirt sa që pa u menduar dy herë do të vriste edhe anëtarët e familjes, vetëm dhe vetëm që të mos e humbte fuqinë që e kishte dikur.
Prokurori gjithashtu tha se Guzman i kishte kaluar plotë 25 vite duke kontrabanduar kokainë në SHBA, duke bërë kështu që vlera e lëndës narkotike që qarkullonte të kapte vlerën e 14 miliardë dollarëve.
Nga viti 1989 e deri më 2014 karteli Sinaloa kishte kontrabanduar 154,626 kilogramë kokainë në Shtetet e Bashkuara, si dhe heroinë, metamfetaminë dhe marihuanë në vlerë prej 14 miliardë dollarë.
Zëvendësprokurori amerikan Adam Fels, ka thënë se autoritetet në SHBA kanë arritur të konfiskojnë sasi të mjaftueshme të kokainës me të cilën do të mund të bëheshin rreth 328 milionë vija të drogës.
Ai i tha të pranishmëve në sallë se posedojnë prona që ishte kontrabanduar kokainë të mjaftueshme për çdo qytetarë amerikanë të ketë një “vijë”. Gjithashtu janë prezantuar provat shtesë ku shiheshin tunelet e gjata Meksikë-Arizonë, përmes të cilëve kontrabandohej kokaina. /Telegrafi.