Telegrafi

EL: Barazojnë shqiptarët, fitojnë Spursat

Granit Xhaka dhe Lorik Cana nuk startuan në takimin e zhvillur në Borussia Park, por që të dy u inkuadruan në minutën e 75-të, pa bërë ndonjë impakt në fushën e lojës.

Përmendim kalimin në epërsi të Borussias me golin e Stranzl nga penaltia, para se Lazio ta kthente avantazhin në pjesën e dytë për 2-1, megjithëse vendasit bënë kthesën dhe golat e Arangos dhe Libor Kozak ishin kruciale që ndeshja të përfundonte me rezultat 3-3.

Në anën tjetër dy gola jashtë-planetar u shënuan në ndeshjen Tottenham-Lyon.

Gareth Bale humbi një mundësi në fillim të ndeshjes kur nuk realizoi para portës së zbrazët, ku edhe gjyshet tona do të shënonin. Megjithatë, kjo nuk e pengoi Balen që të realizonte në fund të pjesës së parë (45’) një eurogol nga gjuajtja e lirë prej më se 35 metra. Me të vërtetë gjuajtje fenomenale.

Një lojtar i panjohur i Lyonit, Umtiti, ia ktheu Bales në pjesën e dytë, me një bomb nukleare nga 23 metra për të lënë të shtangur portierin e Tottenhamit. Në minutën e fundit ishte Gareth Bale që ai shënoi për 2-1 dhe fitoren e Tottenhamit.

Në ndeshjen kthyese Tottehamit i duhet së paku një barazim, teksa edhe Lazios për kualifikim në 1/8-ën e finales i duhet një barazim në Olimpico për shkak të golave në udhëtim. /Telegrafi/