Telegrafi

“El Anillo”, J.Lo me një klip provokues

Jennifer Lopez gjatë performancës në 'Latin Billboard Awards 2018' (Foto: Getty Images)

Jennifer Lopez ditë më parë e ka publikuar videoklipin e këngës “El Anillo”, të cilën e intepreton në spanjisht.

Në klipin e këngës këngëtarja është paraqitur jashtëzakonisht atraktive, ndërsa videoja i referohet lidhjes së saj me Alex Rodriguez.

Jennifer Lopez gjatë performancës në ‘Latin Billboard Awards 2018’ (Foto: Getty Images)

Edhe teksti i këngës flet për një romancë, ndërsa ata që e kanë dëgjuar kanë bërë paralele me lidhjen e vet J.Lo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Jennifer Lopez

Martesa është tema e këngës, ndërsa Lopez në video paraqitet në rolin e një mbretëreshe.

“Është ndoshta një prej videoklipeve të mia më të preferuara që kam bërë ndonjëherë. Është në një nivel tjetër dhe më pëlqen shumë”.

“Ideja është që femrat të ndihen si mbretëresha, ta kuptojnë këtë dhe ta trajtojnë veten si të tilla”, ka thënë këngëtarja në lidhje me klipin.

Jennifer Lopez gjatë performancës në ‘Latin Billboard Awards 2018’ (Foto: Getty Images)

Jennifer ishte tejet joshëse edhe gjatë performancës së saj në ‘Latin Billboard Awards 2018’. /Telegrafi/