Ai luajti tre muaj në vendin tonë, për t’u larguar në drejtim të klubit gjerman, Gottingen, shkruan Zëri.
“Jam i kthyer në Gottingen. Mirëpo, qëndrova tre muaj në Prishtinë dhe ishin mjaft të mirë. ishte një eksperiencë e bukur. Mirëpo, në Bundesligë luhet në një nivel superior”, ka thënë El-Amin për mediat gjermane.
El Amin u largua në të njëjtën ditë me trajnerin Marjan Ilievski, pasi Prishtina dështoi në garat ndërkombëtare. /Telegrafi/