Një ekip që u formua në një lokal të Gjibraltarit ka shkaktuar trazira në kualifikimet e Ligës së Konferencës, ndërsa tani ata mund të luajnë ndaj Chelseat në këtë kompeticion sezonin e ardhshëm.
FC Bruno Magpies u formua në vitin 2013 nga një grup shokësh që po pinin në lokalin e quajtur Bruno në Gjibraltar, ndërsa tani ata po festojnë fitoren më të madhe në historinë e tyre.
E enjtja ishte një ditë e madhe për Magpies teksa ata fituan me rezultat të pastër 2-0 ndaj ish-kampionit të Irlandës, Derry City.
Kjo fitore do të thotë që Magpies tani do të ballafaqohen me ekipin e Kopenhagës në raundin e ardhshëm, dhe në rast se arrijnë të shkaktojnë befasinë, ata mund të përfundojnë në të njëjtin grup me Chelsean.
🚨 🇬🇮 Bruno’s Magpies from Gibraltar – ‘best pub team in the world’ – eliminated Derry City in the UECL – QR1!
Conference League – QR2:
🇩🇰 FC Copenhagen vs 🇬🇮 Bruno’s Magpies– Bruno’s Magpies were founded in 2013 by the group of friends who drank at Bruno’s Bar in Gibraltar! pic.twitter.com/V8vX3ojqVp
— Football Rankings (@FootRankings) July 18, 2024
“Blutë e Londrës” u kualifikuan në Ligën e Konferencës përmes pozitës së tyre në tabelën e Ligës Premier, pas triumfit të Manchester United në FA Cup dhe tani do të hyjë në fazën e play-off-it të kësaj gare.
Fitorja me rezultat 3-2 nga ekipi i Gjibraltarit e kishte detyruar gjyqtarin Paul Chiaramonti që të jap një karton të kuq për Adam O’Reilly të Derry Cityt dhe të anulojë një gol.
“Është një ndeshje të cilën duhej ta kishim fituar. Nuk ka kuptim të themi diçka ndryshe. Është një ndeshje që ne duhej ta fitonim dhe ishim të dobët”.
“Do të dhemb fortë për një kohë të gjatë nga brenda, por ne nuk kemi shumë kohë që të fokusohemi tek kjo”, ka thënë trajneri i Derry Cityt, Ruaidhri Higgins, pas ndeshjes./Telegrafi/