Një Utes i rrallë po del në shitje në një ankand në Australi.
Holden ndërtoi këtë veturë unike për të festuar 30 vjetorin e një prej veturave më të famshme V-8: Holden Commodore SS VK Group A.
Prodhuar në 1985 nga Holden Dealer Team (HDT), Utes vjen me një motor të fuqishëm 6.0 litërsh, përcjell Telegrafi.
Ai dërgon 463 kuaj fuqi në rrotat e pasme përmes një transmisioni manual me gjashtë shpejtësi.
Brenda, ka një kabinë me ulëse sportive, sensorë parkimi dhe sistem info-argëtues me lidhje Bluetooth.
Është një nga vetëm 30 shembujt që kompania prodhoi.
Holden pushoi prodhimin e të gjitha produkteve në 2017 përpara se të mbyllte kompaninë vetëm katër vjet më vonë, gjë që e bën këtë automjet të bukur edhe më të rrallë. /Telegrafi/