Telegrafi

Ekzekutuesi i ISIS-it i cili ua kishte prerë kokat viktimave kapet duke u përpjekur të futet në Evropë! (Foto)

Një ekzekutues i ISIS-it, i cili ua kishte prerë kokat viktimave të tij është kapur duke tentuar të futej në Evropë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Fehed El Sacir, i cili ishte duke u fshehur në Turqi pasi arriti me sukses të kalonte kufirin nga Siria.

Siç thuhet më tej, ekzekutuesi u fotografua në propagandën xhihadiste duke u prerë kokat e luftëtarëve nga Ushtria e Lirë Siriane.

El Sacir ishte fotografuar me pranga pasi ai ishte larguar nga policët. Ai thuhet se është fshehur në një shtëpi në Kocaeli në Turqinë veriore.

Kjo, siç shkruan tutje DailyStar do të thotë se vrasësi kishte udhëtuar rreth 600 milje nga kryeqyteti i Xhihadit, Raqqa në Siri.

Kocaeli është gjithashtu në jug të Stambollit, pjesë e cila është afër Greqisë dhe Bullgarisë.

El Sacir supozohet të ketë qenë një luftëtar dhe ekzekutues për ISIS midis 2015 dhe 2017.

Ai besohet se ka prerë koka të viktimave, ka ndihmuar në trajnimin e luftëtarëve të rinj terroristë dhe gjithashtu ka kaluar në mënyrë të paligjshme në Turqi.

Në një foto të publikuar thuhet se ai paraqitur me një luftëtar tjetër që mbante eshtrat e një viktime të prerë.

ISIS ka rënë në Lindjen e Mesme, pasi xhihadistët po largohen gradualisht nga Iraku dhe Siria.

Mijëra luftëtarë të ISIS besohet se kanë ikur nga Lindja e Mesme. Ata besohet të jenë një nga kërcënimet më të mëdha për sigurinë në Evropë dhe jo vetëm.

Qendra Soufan, një institut ekspertësh me bazë në SHBA, zbuloi se 33 shtete kanë raportuar për arritjet gjatë 2016 dhe 2017.

ISIS ka humbur pjesën më të madhe të territorit të saj që dikur u deklarua si një “kalifat” nga udhëheqësi Abu Bakr al-Baghdadi.

Kështjellat e Xhihadit, Mosuli dhe Raqqa u çliruan vitin e kaluar në një fitore të madhe kundër ISIS.

Interpol ka frikë se deri në 26,000 terroristë mund të jenë të lirë, pasi luftëtarët e ISIS përpiqen të shkojnë në “shtëpitë e tyre” për të planifikuar sulme. /Telegrafi/