Telegrafi

Ekzekuton burrin në qendër të qytetit, në prezencë të qindra kalimtarëve (Video, +18)

Kamerat e sigurisë të instaluara në shtyllat elektrike, kanë filmuar momentin kur një person ekzekuton një burrë në qendër të qytetit në prezencë të qindra kalimtarëve të rastit.

Në video shihet se si një person del nga veturat dhe niset përpara një veture tjetër që ishte para tij, dhe kur afrohet te dritarja nxjerr revolen nga brezi, transmeton Telegrafi.

Por, ai kurrë nuk do të kishte besuar se personin që planifikonte ta qëllonte ishte përgatitur para tij, dhe që me një plumb e rrëzon në tokë, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme është filmuar në rrugët e njërit nga qytetet më të mëdha të Meksikës, Puebla.

Por edhe pse ky person u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit, ai më vonë është shpallur i vdekur pasi nuk ka mundur t’ju mbijetoi plagëve të marra.

Ndërkaq, deri më tani nuk ka kurrfarë informacioni për personin që shtiu mbi të. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=xctOHFSv0m8