Burri nga Idaho që mban rekorde të shumta Guinness, i shtoi një tjetër emrit të tij duke kryer 41 shërbime topi me sy mbyllur në një minutë.
David Rush tha se udhëtimi i tij drejt marrjes së titullit filloi kur ai hasi në një video të rekordit të mëparshëm, i cili qëndronte në 23 shërbime.
“Dhe sinqerisht? Dukej shumë e lehtë. Mendova, hej unë mund ta mposht këtë”, tha Rush.
Ai tha se arriti të godiste 43 topa në sheshin e shërbimit, por njërin pasi kishin kaluar 60 sekonda, ndërsa tjetri u anulua nga Guinness për arsye të panjohura. /Telegrafi/