Site icon Telegrafi

Vritet me plumb në kokë brenda makinës 41-vjeçari në Fier, gjendet e djegur makina e autorit

Qyteti i Fierit është tronditur paraditen e sotme nga një vrasje me armë zjarri.

Një person, i identifikuar si Shkëlzen Kastrati, 41-vjeç, është gjendur pajetë brenda makinës së tij, tip Mercedes Benz ML.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, ndërsa viktima mësohet se ka marrë dy plumba të cilët kanë rezultuar fatal.

Trupi i viktimës ka qëndruar për disa minuta brenda automjetit, ndërsa në vendngjarje, si pasojë e incercisë së lëvizjes pas atentatit, është dëmtuar edhe një automjet tjetër.

Sipas asaj që raportoi Policia e Fierit, autori u largua nga vendngjarja me një makinë tip “Range Rover”, i cili u gjet i djegur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Në makinën e shkrumbuar policia ka gjetur edhe një armë tip automatik.

Ende nuk ka asnjë pistë zyrtare mbi vrasjen. /Ora News/

Exit mobile version