Site icon Telegrafi

Ekzekutohet njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të El Chapos, e quanin Chino Antrax – udhëhiqte me njësinë e vrasësve profesionistë

Njëri nga ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të narko-bosit meksikan Joaquin Guzman i njohur si El Chapo, Jose Rodrigo Arehiga i njohur me nofkën si El Chino Antrax, është vrarë disa javë pasi është liruar nga një burg në SHBA.

Policia ka gjetur tre trupa brenda një veture rrugës për në Aroja Seka, atë të Antraxit, motrës së tij Adas dhe dhëndrit Juan Garcia Espinoza, transmeton Telegrafi.

Trupat e pajetë kanë qenë të mbështjellë me batanije. E siç raportojnë mediat meksikane, ata ishin rrëmbyer nga shtëpia e Adas në Sinaloa gjatë një përleshjeje të armatosur.

https://twitter.com/Bzr924/status/1261879564030091266?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1261879564030091266%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3466873%2Flikvidiran-jedan-od-el-capovih-najvecih-ubica-zvali-su-ga-kineski-antraks-a-zavrsio-je-na-brutalan-nacin-video

Antrax ishte liruar më kusht më 3 mars, pasi kishte vuajtur dënimin prej 6 viteve për shkak të shitjes së lëndëve narkotike.

E javën e kaluar ai u zhduk pa gjurmë, e këtë e ka zbuluar polici nga San Diego që kishte shkuar për të kontrolluar nëse i liruari me kusht po respekton masat.

Aty u konstatua se ai kishte lënë telefonin dhe kishte hequr nga këmba një lloj sensori që përcjell çdo lëvizje të tij.

Atë e kishte vënë mbi kokën e një kukulle që punon me bateri, dhe kështu është dukur sikur ai po “shëtiste” nga kuzhina në dhomën e gjumit.

Besohet se Antrax kishte kaluar kufirin SHBA-Meksikë duke mbërritur në Tijuana ku është takuar më vëllain Ricardon.

https://twitter.com/TheFooCommunity/status/1262117810857107456?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1262117810857107456%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3466873%2Flikvidiran-jedan-od-el-capovih-najvecih-ubica-zvali-su-ga-kineski-antraks-a-zavrsio-je-na-brutalan-nacin-video

Kujtojmë që shtatë vite më parë ai ishte arrestuar derisa po udhëtonte nga Meksika për në Amsterdam të Holandës në kohën kur El Chapo ishte në arrati.

Ai kishte pranuar se ka ndihmuar kartelin famëkeq në punë të ndyra duke filluar me menaxhimin e grupit të vrasësve profesionistë që e quanin veten Antrax.

Por edhe pse kërcënohej me burgim të përjetshëm, ai u dënua me vetëm 7 vite dhe 3 muaj, ku pjesën më të madhe të dënimit e kishte vuajtur. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version