Site icon Telegrafi

Ekzekutohet një 32-vjeçar, plagosen dy të tjerë

Sipas policisë, një person i armatosur ka ndaluar në afërsi të viktimave, të cilët ishin ulur në tavolinën e një lokali, të shoqëruar edhe me dy vajza. Në atë moment autori i këtij krimi, i cili dyshohet se është rreth 25 vjeç, qëlloi me pistoletë në drejtim të tavolinës, duke lënë të vdekur në vend 32-vjeçarin Nadien Zeneli si dhe ka plagosur Taf Madri dhe Bledar Mihan.

Të plagosurit u transportuan menjëherë për në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen motivet që kanë çuar të riun ende të pa identifikuar të kryejë këtë vrasje, por policia e kryeqytetit po heton në lidhje me këtë ngjarje./Telegrafi/
 

Exit mobile version