Është ekzekutuar me pistoletë në kokë biznesmeni Tefik Hyka. Mësohet se policia ka arrestuar një person si të dyshuar. Për këtë pritet të dalë në konferencë për pak minuta drejtori i policisë së Tiranës, Ardi Veliu.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30.
Biznesmeni ka qenë në një kafe në zonën e ish-Bllokut përballë stadiumit Dinamo. Hyka ka qenë i shoqëruar nga një grua në kafe e cila mësohet se u ka shpëtuar plumbave.
Autori ka zbritur nga motori dhe e ka qëlluar në kokë biznesmenin. Janë dy persona që kanë marrë pjesë në vrasje. Nga të dhënat e para mësohet se njëri prej tyre është kapur. Por këtë do ta konfirmojë drejtori i policisë.
Mësohet se Tefik Hyka është kërcënuar edhe herë të tjera me jetë. /opinion.al/