Site icon Telegrafi

Ekzekutohet në derë të shtëpisë ish-drejtori i policisë së Vlorës

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e kësaj të shtune ku është ekzekutuar ish-drejtori i policisë së Vlorës, Artan Cuku. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 në zonën e njohur si “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Policia ka mbërritur menjëherë në vedin ku ndodhi krimi, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Tiranës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Artan Cuku ka mbajtur postin e drejtorit të policisë së Vlorës në periudhën 2012-2013 Viktima e atentatit, Artan Cuku ka mbajtur edhe detyrën e nëndrejtorit të policisë për krimet e rënda në Tiranë.

Exit mobile version