Lisa Montgomery – femra e vetme e burgosur që është dënuar me vdekje në Shtetet e Bashkuara – është ekzekutuar nën akuzën për vrasje, shkruan BBC.
Ajo u injektua me materie vdekjeprurëse në burgun Terre Haute të Indiana, transmeton Telegrafi.
Rasti i saj kishte tërhequr vëmendjen e opinionit, pasi që avokatët këmbëngulnin se ajo ka probleme mendore dhe se ka qenë e abuzuar kur ishte fëmijë.
52-vjeçarja kishte mbytur një grua shtatzënë, duke ia nxjerr nga barku foshnjën të cilën ia rrëmbeu në Missouri në vitin 2004.
Viktima ishte 23-vjeçarja Bobbie Jo Stinnett, e cila nga gjakderdhja humbi jetën.
E sipas dëshmitarëve, gruaja që qëndroi pranë Montgomery në momentin e ekzekutimit, i hoqi maskën nga fytyra duke e pyetur nëse ka për të thënë ndonjë fjalë të fundit.
Por, ajo u përgjigj shkurt “jo”, duke i dhënë kështu fund dilemës së shumëpërfolur. /Telegrafi/