Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të premteje pranë Gjykatës së Tiranës. Një person mbeti i vrarë ndërsa një tjetër i plagosur si pasojë e të shtënave me armë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal, në afërsi të gjykatës. Burime paraprake për tvklan.al thonë se një person ka hapur zjarr duke vrarë ish-dhëndrin e tij dhe duke plagosur avokatin e viktimës.
Mësohet se çifti ishte në proces divorci. Sa i përket avokatit që mbeti i plagosur ai është ish-prokurori Adriatik Cama.
Lajmi në zhvillim…/Telegrafi/