Site icon Telegrafi

Ekzekutohet gazetari indian, vrasësit e pritën derisa doli prej zyrës së tij (Video)

Gazetari Shujaat Bukhari u qëllua për vdekje jashtë zyrës së tij në Srinagar, në një sulm për të cilin ende nuk dihen arsyet.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Bukhari, redaktori i gazetës Rising Kashmir, u qëllua në një distancë të afërt në sulmin në të cilin dy oficerët e tij të sigurisë u vranë gjithashtu.

Bëhet e ditur se ai u sulmua kur ai kishte dalë nga zyra e tij në qytet për t’u kthyer në shtëpi. Ai u godit nga plumba të shumta në distancë të afërt. Vrasësit zbrazën armët në viktimat e tyre para se të iknin nga vendi i ngjarjes.

Policia indiane thotë se vrasësit po prisnin që Shujaat Buhari të dilte nga ndërtesa dhe duket të ketë qenë një sulm i planifikuar.

Megjithatë, nuk ishte e qartë se kush ishin përgjegjës për sulmin, tha shefi i policisë.

“Sot rreth orës 19:30 kur po dilte nga zyra e tij dhe hipi në makinën e tij, tre terroristë, të cilët kishin ardhur në një motoçikletë, hapën zjarr. Dy prej oficerëve të sigurisë u qëlluan para se të mund të reagonin”, tha ai.

“Ata (terroristët) zgjodhën kohën kur gjithkush po nxitonte në shtëpi. Ne do të shohim se kush janë këta njerëz”, shtoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version