Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se janë ekzekutuar shtesat për pension-marrësit.
“Pas të gjitha përgatitjeve teknike nga stafi i MFPT, sot kemi arritur të ekzekutojmë shtesat e njëhershme për të gjithë pension-marrësit si në vijim”.
– Pensionistët e moshës;
– Kategoritë e luftës;
– Pensionet për aftësi të kufizuara;
– Pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë dhe
– Pensionet e parakohshme, për ata që marrin më pak se 500 euro”, ka thënë Murati.