Ministri i Financave, Hekuran Murati njofton se është bërë pagesa e pensioneve bashkë me shtesën prej 100 eurove.
Sipas Muratit, nga kjo shtesë e menjëhershme për muajin tetor kanë përfituar 233 mijë pensionistë.
“Është bërë edhe pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro për muajin tetor, nga e cila kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës që janë kualifikuar. Kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur pensionmarrësit – në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor”, njofton Murati. /Telegrafi/