Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Thesari i Shtetit gjatë ditës së sotme ka ekzekutuar pagesat e rimbursimit për COVID-19, për rreth 3 mijë qytetarë të kryeqytetit.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se ditëve në vijim do të vazhdohet me përfundimin e listës së parë, për rreth 6 mijë aplikues.
“Thesari sot ka ekzekutuar pagesat e rimbursimit për Covid për rreth 3 mijë qytetarë nga Komuna e Prishtinës. Ditëve në vijim do të vazhdohet me përfundimin e Listës 1 që i ka rreth 6 mijë aplikues për rimbursimin për shpenzimet shëndetësore. Kodin unik të përfituesve nga kjo listë mund ta gjeni në webfaqen e Komunës”, shkruan Ahmeti. /Telegrafi/