Tashmë janë ekzekutuar pagat për zyrtarët publikë dhe përfitimet sociale për muajin shtator.
Siç merr vesh Telegrafi nga burimet e saj, pagat janë ekzekutuar nga Thesari i Shtetit.
Edhe pse Telegrafi kontaktoi zyrën e informimit të Ministrisë së Financave, ata nuk dhanë informata për vonesën e ekzekutimit të pagave.
Ndryshe, sot është raportuar se shkaktari kryesor për mos ekzekutimin e pagave ishte skadimi i mandatit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit.
Mos-ekzekutimi i pagave në afatin e paraparë është parë me shqetësim nga ish-kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës, Mursel Zymberi.
Ai tha se e kanë të pamundur të veprojnë si aktivitet sindikal, pasi qeveria ka mbyllur kodet buxhetore të sindikatave. /Telegrafi/