Site icon Telegrafi

Ekzekutimi i pagave të qershorit bëhet më herët për nder të festës së Fitër Bajrami

Euro notes in denominations of fives and tens are arranged for a photograph in London, U.K., on Wednesday, Jan. 18, 2012. The euro strengthened and commodities rallied as an official at a Group of 20 nation said the International Monetary Fund is proposing a $1 trillion expansion of its lending resources. U.S. index futures rose before Goldman Sachs Group Inc. reports earnings. Photographer: Simon Dawson/Bloomberg via Getty Images

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Kosovës, se Ministria e Financave ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin qershor .

“Për shkak të festës së Fitër Bajramit dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, ministri i Financave Avdullah Hoti të gjithë besimtarëve mysliman të Republikës së  Kosovës u uron festën e Fitër Bajramit, duke ju dëshiruar më shumë paqe, harmoni, solidaritet dhe mbarësi në familjet e tyre. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version