Site icon Telegrafi

Ekzekutimi më i shpejtë i “Fluturimit të brumbullit”

Britanikut 39 vjeçar Oliver Lewis iu deshën tre minuta e tre sekonda që me violinë ta ekzekutojë veprën e kompozitorit rus në emisionin për fëmijë “Blue Peter”.

Përfaqësuesi zyrtar i Guinnessit i cili ishte në vendin e ngjarjes ia uroi pasi vërtetoi se Oliver Lewisit nuk i kishte ikur asnjë notë, ndërsa e ka luajtur “Fluturimin e brumbullit” vetëm një sekondë më shpejtë se rekordi i mëparshëm. Oliver Lewsi filloi të luaj me violinë që në moshën tetë vjeçare, ndërsa deri më tash ai është paraqitur disa herë edhe në televizion. /Telegrafi/

Exit mobile version