Regjisori turk Ali Avci është arrestuar pas shfaqjes së trailerit te filmit “Zgjimi”, film ky i cili rindërton grushtin e dështuar të shtetit në Turqi.
Brenda këtij filmi, regjisori rrëfen ngjarjen që do të pësohej nëse grusht-shteti do të ishte i suksesshëm.
“Zgjimi” përshkruan fundin e regjimit të Erdoganit, dhe përmbyllet me disa vrasje, në fillim tregohen skenat ku vriten një nga një anëtarët e familjes Erdoganit, e deri më pas te ekzekutimi i tij final, nga grush-shteti.
Kjo shihet qartë edhe në fundin e trailerit, ku presidenti turk shfaqet i gjunjëzuar nën presionin e armëve, pak para se të ‘vritet’
Si pasojë e kësaj ngjarje, regjisori i njohur përfundoi në pranga mbrëmjen e kaluar.
I njëjti vite më parë është përgëzuar nga Erdogan për filmin “Udhëheqësi”, film i cili përshkruante bukur karrierën e Erdoganit dhe ngjitjen e tij në postin kryesor të shtetit.
Por, filmi i fundit, duket t’i ketë kushtuar me prangosje regjisorit të njohur turk Ali Avci. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Fc6S1OS5iwo