Kamerat e sigurisë në Miami, SHBA, ka kapur momentin e një ekzekutimi të tmerrshëm para qindra kalimtarëve të rastit – në zonën që konsiderohet si parajsë e turistëve të shumtë.
Videoja shfaq turmën e pushuesve duke ecur nën ombrella rreth orës 3 të mëngjesit, kur një person me revole në dorë fillon të shtie mbi një person tjetër, transmeton Telegrafi.
Turistët e tmerruar shihen duke mbuluar kokat e tyre, dhe duke vrapuar në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes.
Në anën tjetër, viktima e këtij sulmi shihet duke u rrëzuar në tokë dhe sulmues që vazhdon të shtie mbi të.
Pas kësaj sulmuesi largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia në Miami ka arritur të identifikojë të dyshuarin që njihet si Dontavious Leonard Pol, 24-vjeç nga Fort Lauderdale.
Polk është kapur të shtunën dhe po akuzohet për vrasje të shkallës së parë. Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij sulmi vdekjeprurës. /Telegrafi/